Edhe miqësorja Gjermani-Itali do të luhet pa tifozë
11 mars 2020
| 14:11
Frika nga Coronovirusi po preke me shpejtësi të gjithë botën e futbollit. Federata Gjermane e Futbollit ka njoftuar se miqësorja kundër Italisë, e planifikuar për t’u zhvilluar më 31 mars në Nuremberg do të luhet pa praninë e tifozëve.
Në fakt, ishte një vendin i pritshëm me atë që po ndodh me shumë vende evropiane, nga Italia, Spanja e Franca, pa harruar edhe Shqipërinë, që kanë ndërprerë ose vendosur t’i luajnë pa tifozë ndeshjet e futbollit, si masa parandaluese për përhapjen e Coronavirusit.
Nëse situata nuk përmirësohet në javët në vazhdim, vihet në rrezik serioz edhe zhvillimi i Evropianit gjatë verës (do të luhet në 12 vende të ndryshme të Evropës) dhe nuk do të ishte çudi nëse do të shtyhej për një vit.