Edhe Mitrovica përfshihet në “Projektin Socio”
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Sadiku, kanë pritur në një takim Artan Gota, koordinator në Projektin “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i njohur edhe si “Projekti-Socio”, që është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim – BMZ.
Projekti është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus Kosovë, në partneritet me Arbeiter Samariter Bund-ASB.
Koordinatori Artan Gota ka theksuar se projekti ka për qëllim krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të gjenerimit të ardhurave, fuqizimin e kapaciteteve të shoqatave bujqësore dhe atyre të biznesit në dy segmente si dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e komunitetit.
/Epoka e re/