
Edhe Mustafa reagon për votat e ardhura nga Serbia: S’duhet lejuar asnjë votë e paligjshme në Kosovë
23 tetor 2019
| 19:37
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe.
“Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por sipas Mustafës organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës.
“Nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë”, ka shkruar Mustafa.