Edhe ndërtesës së Qeverisë i vihet simboli i Srebrenicës
11 korrik 2023
| 22:19
Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ndërtesës së Qeverisë së Kosovës i është vendosur simboli i i kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi 28 vjet më parë.
“Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruan në postimin që Qeveria e Kosovës e ka bërë në “Facebook”.
“Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, përkujtojmë të gjithë burrat e djemtë boshnjakë, të masakruar pamëshirshëm nga forcat e Serbisë. Kujtojmë një prej masakrave më makabre të ndodhur në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në postim.
Kujtojmë se simboli i Srebrenicës është vendosur edhe në ndërtesën e Kuvendit dhe të Presidencës.