Edhe ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve

12 mars 2020 | 11:14

Ky është vendim i FHK-së i cili është në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi (COVID – 19).

Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që  ka vendosur që ndeshjet e hendbollit në vendin tonë të zhvillohen pa  praninë e shikuesve në palestra.

Pa shikues do të luhen sot ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës dhe të gjitha ndeshjet në vijim, deri në një vendim tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka anuluar të gjitha aktivitetet…