Edhe në Brazil gjendje e rëndë, 13 944 të infektuar për një ditë e një natë
15 maj 2020
| 11:19
Vendi më i populluar në Amerikën Latine, Brazili, ka raportuar sot 13 944 të infektuar për 24 orë. Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin Korona në këtë shtet ka shkuar saktësisht 202 918, kurse ka regjistruar deri më tani 13 933 të vdekur nga i njëjti virus.
(B. D.: ‘Epoka e re’)