Edhe në komunën e Junikut filloi procesi i rregullt mësimor
Sot, ka filluar vitit i ri shkollor 2020-2021 në Sh.F.M.U “Edmond Hoxha” dhe në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik sipas Planit A, duke respektuar manualin e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.
Komuna e Junikut ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjieniko-sanitar dhe organizuar klasat nga personeli arsimor bazuar në masat mbrojtëse respektimin e distancës sociale dhe evitimit të kontaktit fizik sipas udhëzimeve të IKSHPK-së.
Komuna e Junikut uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillim vitin e ri shkollor duke i lutur personelin arsimor dhe nxënësit të tregojnë kujdesin maksimal në parandalimin a marrjes apo transmetimit të virusit duke respektuar tri masat bazë për parandalim:
- MBAJTJEN E MASKËS
- RESPEKTIMIN E DISTANCËS dhe
- PASTRIMIN E DUARVE VAZHDIMISHT
https://www.facebook.com/KomunaJunik/photos/pcb.3181980645191136/3181979485191252/?type=3&theater