Edhe në Mitrovicë mbahet fushata sensibilizuese “Dhuna nuk ka justifikim”
Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, sot kanë realizuar fushatën sensibilizuese në sheshin e qytetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, me moton “Dhuna nuk ka justifikim” si pjesë e fushatës së promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve në kuadër të fushatës #RriteMeDashni.
Qëllimi i kësaj fushate ishte promovimi i “Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi” dhe ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji, që fëmijët të ndjejnë mbrojtjen dhe sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.
Po ashtu, ky aktivitet synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës si një dukuri mjaft e shprehur në shkollë dhe familje por jo vetëm.