Edhe në Podujevë fillon vaksinimi i stafit shëndetësor

07 prill 2021 | 15:56

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Podujevë, kanë arritur 150 vaksinat e para, të destinuara për vaksinimin e stafit shëndetësor.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu dhe drejtorin e QKMF-së, Ymer Llugaliu, të mërkurën kanë vizituar repartin e vaksinimit në QKMF, për ta përcjell nga afër procesin e vaksinimit kundër Covid-19, ku në fazën e parë pritet të vaksinohen 150 punëtorë shëndetësorë.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi, ka thënë se do të angazhohet në vazhdimësi për të siguruar numër sa më të madh të vaksinave për qytetarët llapjanë.

“Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me instancat relevante për të siguruar sa më shumë vaksina, sepse kjo shumë është e pamjaftueshme për t’i vaksinuar vetëm stafin shëndetësor, sepse në komunën tonë janë rreth 250 mantelbardhë”,ka thënë Bulliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit…