Edhe në votimin e dytë, nuk votojnë Hoti, Selmanaj e Veliu

03 prill 2021 | 21:27

Teksa ka filluar edhe votimi i dytë në raundin e parë për presidentin, tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk po marrin pjesë në votim.

Pra këta deputetë janë të pranishëm në sallë, mirëpo nuk po marrin pjesë në votim.

Por votën e saj e dha edhe deputetja nga radhët e Aleancës, Albena Reshitaj e cila është e vetmja nga kjo parti në Kuvend.

Ndërsa, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli si çdo herë institucionalist ai dha qëndrimin e tij, dhe mori pjesë në votimin e presidentit të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj nga AAK ka treguar se s’ka informacion për…