Edhe në Skenderaj do të hapet zyra për ndihmë juridike falas
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur të martën në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi dhe drejtoreshën e Departamentit për Shërbime Juridike Falas, Anita Alaj Kalanderi, me të cilët ka diskutuar për projektin e këtij agjencionit që ka të bëjë më ofrimin e shërbimeve juridike falas, në komunën tonë.
“Edhe në Skenderaj do të hapet zyra për ndihmë juridike falas, projekti ky i mbështetur nga UNDP, pasi të përfundojnë procedurat e shpalljes së konkursit për pranim të një zyrtari, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet ndihmë juridike krejtësisht falas. Ramadan Gashit i dhurova stemën e komunës, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kohën që ishte në krye të Komunës së Skenderajt, në periudhën e pasluftës ku ishte e shkatërruar pothuajse gjithçka”, ka thënë pas takimit kryetari Jashari.