Edhe në Tushilë po nisin punimet për ndërtimin e urës së shkatërruar
10 korrik 2024
| 16:34
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë me dije se edhe në Tushilë, pas Kllodernicës dhe Kuçicës, po nisin punimet për ndërtimin e urës së shkatërruar si pasojë e përmbytjeve të fillimvitit të kaluar, për të kthyer në normalitet lëvizjen e lirë për një pjese të madhe të banorëve, qarkullimi i të cilëve ishte vështirësuar tej mase nga dëmtimi i urës së fshatit dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse.