Edhe nëntë pacientë humbin jetën nga Covidi në Shqipëri
18 nëntor 2020
| 16:47
Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 711 qytetarë, ndërkaq kanë humbur jetën nga ky virus nëntë pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 412 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 14,216 që nga fillimi i kësaj pandemie.
Aktualisht në tri Spitalet Covid, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Kjo ministri ka lutur qytetarët që janë në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.