Edhe nëse është gabim pranimi i testeve nga Serbia, në raport me humanizmin është i vogël

01 maj 2020 | 09:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se raporti se pranimi i testeve nga Serbia, edhe nëse është gabim, është i vogël. Sipas tij, gabimi në këtë rast është i vogël me humanizmin.

“Po pres me pas epilog kjo, që me pa se si do të jetë raporti i Kosovës me këtë akt. Ndoshta për hir të humanizmit dhe shëndetit, edhe nëse është gabim, do të jetë shumë më i vogël në raport me humanizmin”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Kosova ka pranuar mbi 1 000 teste nga Serbia javën e kaluar, nga të cilat do të testohen të gjithë qytetarët në Kosovë, jo vetëm ata serbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu Valbon Krasniqi nuk ka mohuar e as pohuar se…