Edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja e bëjnë qeverinë, ato nuk do të kenë pajtim për të qeverisur unik
Analisti politik Faton Abdullahu ka komentuar negociatat që po zhvillohen mes LDK-së dhe LV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Ai ka thënë se edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja do të pajtohen për ta bërë qeverinë ato nuk do të kenë pajtim për të qeverisur unik.
“Apo thënë ndryshe dallimet dhe mospajtimet e tyre të mëdha dhe për kohë të gjatë deformuese do të jenë pjesë serioze e përçarjeve qeverisës. Edhe nëse LV dhe LDK do të merren vesh ato nuk do t’i merr vesh SHBA-ja. Mund të konstatohet kështu sepse ato jo vetëm që nuk janë pajtuar për shumë gjëra, por nuk janë pajtuar as për atë kryesoren dialogun me Serbinë. Edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja do të merren vesh për ta bërë qeverinë qeverisjen e tyre nuk do ta merr vesh në rend të parë qytetari i Kosovës. Që të dyja LV dhe LDK tash sa kohë nuk kanë qenë të sinqerta as me ata”, ka shkruar Abdullahu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja pajtohen për ta bërë qeverinë, ata nuk kanë lënë të besohet se do të jenë unik kundër Serbisë.
“Si ka mundësi? Shumë e thjeshtë LV-ja dhe LDK-ja nuk i besojnë njëra- tjetrës e pa besim nuk ka unitet. Edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja merren vesh ata do të jenë të pakuptueshëm për shqiptarët jashtë Kosovës. LV-ja pranon të bashkëpunoj me shqiptarët jashtë Kosovës vetëm nëse ata që më parë bëhen LV – marrëzi megalomane. Kurse LDK-ja me kosovacentrizmin e saj as që e merr mundin të kuptoj hallet e shqiptarëve të tjerë, as të jetë e kuptueshme për ata – marrëzi përjashtuese”, ka shkruar Abdullahu.
Ai ka theksuar tutje se: “Edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja pajtohen atyre jo që nuk do t’ju shkoj për dore që të bëjnë pajtim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, por për shkak se, sidomos LV-ja, nuk ka bërë kurrë asgjë në këtë drejtim, ata do të jenë më dyshues e më kundërshtues ndaj LV-së e për rrjedhojë qeverisë që do të udhëhiqej nga ajo. Edhe nëse LV-ja dhe LDK-ja pajtohen për të bërë qeveri kjo do të dëshmoj se ata u pajtuan mu për ato që nuk janë pajtuar tash e gati katër muaj – për më shumë pozita e pushtet. Pak moral në krejt këtë se do të qeverisin me parime”.
/Epoka e re/