Edhe nëse na bëjnë ofertë nuk do t’i bashkohemi qeverisë së mundshme

12 maj 2020 | 08:45

Partia Socialdemokrate (PSD) nuk do të jetë pjesë e qeverisë së mundshme ndërmjet LDK-AAK dhe Nismës. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila për Ekonomia Online ka thënë se vlerësimi i PSD-së për këtë koalicion do të bëhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Jemi duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e jep vlerësimin nëse është kushtetues vendimi për formimin e qeverisë së re, ndërsa koalicionin nuk mund ta komentojmë derisa ende nuk kemi parë ndonjë program se çka përmban. Në momentin që e shohim do të japim edhe një vlerësim për këtë koalicion apo qeveri të mundshme”, ka thënë ajo, e cila, e pyetur nëse partia e tyre ka marrë ndonjë ofertë për bashkëqeverisje, është përgjigjur: “Jo, ne nuk kemi marrë asnjë ofertë, mirëpo është edhe qëndrim i PSD-së se, edhe nëse marrim ofertë, nuk do t’i bashkohemi kësaj qeverie të mundshme”, ka thënë Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një lidhje…