
Edhe Newcasteli në garë për Shaqirin
27 maj 2020
| 10:22
Pas Romës, Galatasarayt dhe Sevillas edhe skuadra e Newcastel United është futur në garë për yllin shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Mail”.
Reprezentuesi i Zvicrës ka pak hapësira në formacionin e Jurgen Klopp, prandaj largimi në verë është shumë i mundshëm.
Shaqiri ka luajtur për Baselin, Bayern Munchen, Interin dhe Stoke Cityn.
(V.Z / Epoka e re)