Edhe nipi i Besnik Bislimit kandidat për guvernator në BQK: Këta janë emrat e tjerë
24 janar 2023
| 17:14
Ka nisur procesi i intervistimit të kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në mesin e kandidatëve është edhe Gëzim Tosuni, nipi i famshëm i Besnik Bislimit, i cili ishte emëruar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, si anëtar për ta monitoruar punën.
Megjithatë, Tosuni në këtë emërim kishte konflikt interesi, pasi ai mbante edhe pozitën e anëtarit të bordit për nostrifikimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit.
Në mesin e kandidatëve të tjerë është edhe guvernatori aktual, Fehmi Mehmeti, raporton Infokus.
Kandidatët:
Fehmi Mehmeti
Shkendije Himaj,
Nexhat Kryeziu,
Emanuel Bajra,
Mentor Nimani,
Bezad Halilaj,
Artan Ajazaj,
Valdrin Krasniqi,
Mentor Geci,
Genc Rraci,
Ardian Uka,
Ahmet Ismaili,
Lulzim Ismajli,
Gëzim Tosuni