Edhe një tjetër punësim i LV-së në AUV
01 shtator 2021
| 20:29
Anduena Dërguti, motra e anëtares së Kuvendit Komunal në Prizren nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Bushrani, është punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Ajo është e dyta në listën e të pranuarve dhe është punësuar si inspektore në regjionin e Prizrenit pas kërkesës së kryeministrit për punësimin e 85 inspektorëve për të menaxhuar situatën e paraqitur së fundmi me Covid-19 në Kosovë, shkruan “Epoka e re”.