Edhe një aderim në Nismën Socialdemokrate
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë dije se Fatlinda Haxhikadrija ka aderuar në Nismën Socialdemokrate.
“Nisma Socialdemokrate në Gjakovë çdo ditë po forcohet si subjekt politik, duke u bërë adresë e shpresës për qytetarët”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Nisma Socialedemokrate tani është kthyer në shpresë për qytetarët e Kosovës
Magjistrja Fatlinda Haxhikadrija iu bashku Nismës Socialdemokrate për të dhënë kontributin e saj në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Nisma i ka dyert e hapura për të gjithë ata të cilët e shohin vetën pjesë e ndryshimeve në vend.
Nisma Socialdemokrate në Gjakovë çdo ditë po forcohet si subjekt politik, duke u bërë adresë e shpresës për qytetarët.
Së bashku më 6 tetor në fitoret e radhës.
#Me Fatmir Limajn Kryeministër.