Edhe një aderim tjetër në AAK
23 gusht 2019
| 13:05
Pas aderimit të Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot iu bashkua edhe avokatja dhe intelektualja, Leonora Rrecaj.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohës avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/