Edhe një asamblist i opozitës i bashkohet PDK-së në Drenas
23 janar 2019
| 15:37
Të mërkurën radhëve të Grupit Parlamentar të PDK-së në Asamblenë Komunale të Drenasit, iu bashkua asamblisti Arigon Sinani, ish-asamblist i Nismës.
“Ky lajm është i mirë për unitetin në Drenas, për ligjet dhe projektet që na presin gjatë vitit 2019. Arigoni së bashku me deputetët tjerë, do të japë kontributin e tij për mirëqenien e komunës tonë, duke e zhvilluar komunën pa dallim. Drenica dje ishe bastion i UÇK-së, sot dhe nesër, Drenica mbetet bastion i PDK-së”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
/Epoka e re/