Edhe një doktor i Prizrenit humb jetën nga Covid-19
29 korrik 2020
| 14:03
Edhe një doktor ka humbur jetën nga koronavirusi.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se doktori Lulzim Kolgjeraj pas tri javë hospitalizimi në QKUK, ka humbur betejën ndaj koronavirusit.
“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor”.
“Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij. Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)