Edhe një e vdekur nga tërmeti në Shqipëri
01 dhjetor 2019
| 21:22
Një tjetër anëtare e familjes Lala ka ndërruar jetë në spital.
Lala ndërroi jetë pas varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj.
“ABC News”, ka mësuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë se “pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe”.
Me vdekjen e Lalës shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar qindra persona dhe janë evakuuar mijëra nga shtëpitë e tyre.