Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale, i ftuari i radhës nga Zona e Pashtrikut

08 shkurt 2020 | 13:56

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhylbehar Arifaj, është i ftuari i rradhës nga Prokurori Special në Hagë.

Arifaj ishte ushtar në Zonën Operative 125 të Pashtrikut.

Arifaj tha se ftesën e ka marrë para dy javësh në cilësinë e dëshmitarit.

Me datë 14 shkurt të këtij viti Arifaj, ka thënë se do të paraqitet para prokurorit në Hagë.

“Jam ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Prokurori i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, do të paraqitem atje. Më kanë thënë si dëshmitar”, ka thënë Arifaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten në Prishtinë është arrestuar një mashkull, i cili…