Edhe një futbollist i Juves infektohet me Covid

06 prill 2021 | 13:06

Edhe një futbollist i Juventusit është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra nga Torino, kurse futbollisti i infektuar është Federico Bernardeschi.

“Juventusi njofton se Federico Bernardeschi ka dal pozitiv me Covid-19. Lojtari është izoluar dhe nuk ka simptoma”, thuhet në njoftimin e “Zonjës së Vjetër”.

Të infektuar me Covid në skuadrën e Juventusit janë edhe mbrojtësit Merih Demiral dhe Leonardo Bonucci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme,…