Edhe një garë anulohet në MotoGP
20 gusht 2021
| 15:56
Gara e Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP është anuluar për shkak të pandemisë Covid-19.
Kjo garë ishte planifikuar të zhvillohej më datën 24 tetor. Dorna, kompania që organizon garat e motoçiklizmit, ka vendosur që gara e Malajzisë të zëvendësohet nga pista italiane e Misano.
Në këtë pistë do të zhvillohen dy gara, pasi më herët (19 shtator) do të zhvillohet edhe gara e San Marino.
Organizatorët e garës së Malajzisë bënë me dije se masat e ashpra anti-Covid që janë marrë si pasojë e pandemisë e bëjnë të pamundur zhvillimin e garës.