Edhe një gjyshe amerikane, 108 vjeçe, i tha lamtumirë Koronës

15 maj 2020 | 08:59

E mbijetuara. Kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey i ShBA-së, Sylvia Goldsholl.

Ajo ka përjetuar pandeminë e vitit 1918 dhe tash edhe atë të pandemisë Covid-19.

Golsholl, e cila jeton në një shtëpi pleqsh, është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi me të ishte diagnostifikuar një muaj më parë.

Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media guvernatori nga New Jersery, Phil Murphy, raporton CNN.

Ajo mund të jetë personi më i moshuar në ShBA që është shëruar nga virusi.

“Një jetë e jashtëzakonshme, shpirt i jashtëzakonshëm dhe një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës”, ka shkruar në një “Tweet” Murphy duke kremtuar për Goldsholl.

Golsholl ka qenë shtatëvjeçare kur botën e kishte goditur virusi i 1918-s i cili mori mbi 50 milionë jetë në tërë globin.

“Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV-ja) po del triumfuese në çdo sondazh në…