Edhe një i arrestuar në Pejë, e hapi lokalin përkundër ndalesës së vendosur nga Qeveria
16 mars 2020
| 23:39
Në Pejë është arrestuar edhe një person, i cili nuk e ka respektuar vendimin për moshapjen e lokaleve afariste për shkak të situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli.
“Po, është ndaluar një person për veprën penale – mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha prokurori Qavolli.Në lokalin e të ndaluarit ishin rreth 20 persona.