![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/autobusi-gllogjan-620x330-1-780x439-1.jpg)
Edhe një i arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
05 shkurt 2022
| 09:25
Është arrestuar edhe një person për vrasjen e trefisht në Gllogjan të Deçanit.
Ngjarja ndodhi më 26 nëntor të vitit të kaluar, ku u sulmua një autobus, me ç’rast mbetën të vrarë tre persona.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin, më 11 dhjetor të vitit 2021 u patën arrestuar edhe tre persona të dyshuar, ndërkaq njëri prej tyre, një muaj më pas është liruar nga paraburgimi.
Të dyshuarit, masa e paraburgimit i ishte zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak.