Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale
24 tetor 2019
| 13:39
Gjykata Speciale po vazhdon t’iu dërgojë ftesa ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për intervistim.
I ftuari i radhës nga Specialja, është Elmi Bytyçi nga Prizreni. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i OVLUÇK, Hysni Gucati.
“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyqi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati.
/Epoka e re/