Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale
10 nëntor 2019
| 08:49
Ish-ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, ka bërë me dije se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në Speciale do të paraqitet si dëshmitar.
“Desha të njoftoj opinionin, miqtë, shokët dhe bashkëluftëtarët se sot me datë 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marrë ftesë për t’u paraqitur në Hagë në cilësin e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikisht në shtëpinë time nga dy persona zyrtarë të tribunalit të Hagës! I bindur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtin e saj si e vetmja rrug për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Elshani.