Edhe një i ftuar nga Specialja për t’u intervistuar
11 dhjetor 2018
| 13:36
Nazif Mehmeti i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për “Klan Kosova”, avokati i tij Tahir Rrecaj ndërsa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar.
Ai ka bërë me dije se klientit të tij nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet.
Pos Nazif Mehmetit nga Specialja për intervistë janë ftuar Sokol Dobruna dhe Rrustem Mustafa.