Edhe një i vdekur dhe 137 raste të reja me Covid në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me Covid-19 (një rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).
Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 653 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
Rastet e fundit pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.
(Faton Dërmaku / Epoka e re)