Edhe një i vdekur nga Covid-19
23 gusht 2020
| 11:04
Një 73 vjeçar nga Kamenica ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e Covid-19.
Këtë e bëri të ditur Qëndron Kastrati, kryetari i kësaj komune, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë”.
“Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.