Edhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

22 tetor 2020 | 23:54

Edhe një qytetar i Kosovës ka vdekur për shkak të koronavirusit të ri.

Viktima e fundit e Covid-19 është një qytetar i fshatit Beguncë të Vitisë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë, Vjollca Kadolli.

 Ky është postimi i plotë i drejtoreshës së QKMF-së në Viti:

Virusi po vret!

Fatkeqësisht, çdo ditë po merre jetë. Sot  kemi humbur një qytetar nga fshati Beguncë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Begunca për humbjen e familjarit të tyre. Humbja e tij, duke llogaritur jetën dhe veprat e tij është humbje e madhe për tërë Vitinë dhe Kosovën.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më sot në Kosovë janë 17.422 qytetarë të infektuar me koronavirus, prej tyre 1,871 janë shëruar e 657 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e SHBA-së në Serbi është shprehur se Shtetet e…