Edhe një i vdekur nga virusi “Korona” në Kosovë

15 prill 2020 | 09:52

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatë ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar nga Komuna e Suharekës, i cili ishte i infektuar me virusin “Korona”. Në njoftimin në “Facebook”, MSh tha se pacienti u pranua më 10 prill 2020 në gjendje të rëndë, pasi kishte edhe probleme kardiake. “Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar nga Komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar më 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 378 raste të personave të infektuar me virusin “Korona”, 66 prej të cilëve janë shëruar dhe 9 kanë vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë numri i të infektuarve me virusin “Korona” ka…