Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale
Imer Zogaj nga Prizreni është ish-luftëtari i UÇK-së, që ka pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se ftesa i është bërë në cilësinë e dëshmitarit. “Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020”.
Postimi i plotë i Zogajt:
Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë ne cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020.
-Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së!
-Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!
Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!