Edhe një lojtar i Romës infektohet me koronavirus

28 gusht 2020 | 16:30

Sulmuesi i Romës, Carles Perez të enjten konfirmoi se në testin e Covid-19 kishte rezultuar pozitiv. Të premten ka ardhur një tjetër lajm jo i mirë për tifozët romak, pasi edhe një lojtar tjetër është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Bruno Perez.

“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë rezultova pozitiv me Covid-19 pas testit, por dua t’iu them se jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Tani do të respektoj ditët e izolimit në shtëpi dhe shpresoj që të jem në gjendje të punoj me pjesën tjetër të ekipit për fillimin e sezonit. Shihemi së shpejti dhe përgjithmonë. Forza Roma”, ka shkruar 30-vjeçari.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humoristi Rasim Thaçi - Cima ka postuar në llogarinë e…