Edhe një objekt i rëndësishëm në kryeqytet kyçet në Termokos!
05 shtator 2024
| 12:26
“Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” ka filluar të kyçet në Termokos.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se tashme kanë filluar punimet për kyçjen në sistemin e ngrohjes qendrore të Termokosit, në objektin – muze, me peshë të madhe për secilin prej nesh.
“Kjo do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme dhe efikase për këtë objekt historik, duke respektuar trashëgiminë kombëtare dhe ofruar komoditet për vizitorët që e vizitojnë atë. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër”, ka thënë Rama.