Edhe një pjesëtar i FSK-së i infektuar me koronavirus

18 qershor 2020 | 00:49

Në Komunën e Skenderajt sonte janë shtuar tri raste të reja me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Osmon Veliu ka thënë për RTV Dukagjinin se dy rasteve nuk u dihet burimi i infeksionit dhe një tjetër rast që është pjesëtarë i FSK-së.

“Pjesëtari i FSK-së vjen nga kazerma e Prishtinës, ndërsa infeksionet tjera janë një punëtorë i bankës dhe bashkëshortja e tij. Gjatë intervistës që e kam pasur me të nuk e di nga e ka marrë infeksionin”, ka thënë ai.

Veliu thotë se për fat të keq me relaksimin e masave ka rënë edhe respektimi i rekomandimeve. Drejtori i Shëndetësisë në Skenderaj thotë se tashmë në këtë komunë janë gjashtë raste aktive.

Ai thotë se pas këtyre rasteve kanë marrë masat në mënyrë që të mos këtë përhapje të mëtejme të koronavirusit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë Hoti se ka pranuar për…