Edhe një projekt i rëndësishëm në Rahovec, nis ndërtimi i terrenit sportiv në Hoçë të Vogël
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Hoçë të Vogël.
Ai ka thënë se fusha sportive do të jetë me standarde bashkëkohore për futboll, për basketboll, për volejboll dhe për hendboll, me dimensione 40x20m, ku përfshihen rrethojat, ndriçimi dhe goma nga tartani.
“Kjo fushë sportive do të shfrytëzohet nga nxënësit e ShFMU “Heronjtë e Kosovës” dhe nga qytetarët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Ky projekt i nevojshëm financohet tërësisht nga një pjesë e vogël e Grantit të Performancës dhe kushton 70,962.00 euro. Përkujtojmë faktin që komuna jonë, për shkak të performancës së lartë (e para), ka fituar një grantin që kap vlerën 1 milion e 645 mijë euro, i cili është shpërndarë në 5 projekte të reja të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve. Urime për nxënësit dhe për qytetarët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc!”, ka theksuar Latifi.