Edhe një punë e mirë nga kompania ‘ALB-Architect’
Klinika e Gjinekologjisë në QKUK është transformuar tërësisht, pas rinovimit që është bërë në repartet e saj.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shpërndarë fotot e kësaj klinike, duke shprehur besimin se me shërbimet e reja do të kursehet buxheti i familjeve kosovare. “Ndryshimi rrënjësor po merr jetë klinikë për klinikë, ditë pas dite”, ka shkruar ndër të tjera ministri Vitia.
Projektin dhe mbikëqyrjen e këtij transformimi e ka bërë kompania “ALB-“Architect”, derisa drejtori i kësaj kompania Afrim Demiri është shprehur i lumtur me punën e bërë nga arkitekt dhe inxhinierët e kompanisë “ALB-Architect”.
“Në vazhdën e projekteve të ndryshme shëndetësore, edhe projekti i renovimit të Repartit të Gjinekologjisë është punuar dhe mbikëqyrur nga kompania me renome kombëtare e ndërkombëtare ‘ALB-Architect’”, ka shkruar Demiri.
/Epoka e re/