Edhe një qytetar humb betejën me Covid-19 në Kosovë

24 korrik 2020 | 21:23

Kryetari i komunës së Klinës,Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se një bashkëvendas i tyre ka humbur jetën nga Covid-19.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19” shkruan Elezaj.

Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes të afërmëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.

Postimi i plotë:

Telegram Ngushëllimi

Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.

Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
109 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë,…