Edhe një rast për ta parë Formulën 1 Ferrari në Prishtinë
Adhuruesit e Formulës ende e kanë rastin ta shohin Formulën 1 në Prishtinë. SHELL Kosova, që për herë të parë e solli Formulën 1 në Kosovë, me një organizim të jashtëzakonshëm që ka filluar nga data 17 korrik, ua ofron mundësinë ta shihni nga afër bolidin Ferrari edhe këtë të hënë dhe të martë.
Qytetarët do të kenë rastin që sot (të hënën) ta shohin Formulën në parkingun e Qendrës Tregtare “Royal Mall”, në Rrugën B, në Prishtinë.
Ndërsa, natën finale me Formulën 1 mund ta shijoni në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, këtë të martë.
Përveç bolidit të Ferrarit, qytetarët mund të garojnë edhe me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata.
Ky organizim nga SHELL Kosova, po realizohet me sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 Ferrari në qytetin tënd”.
Nga 17 korriku, kur edhe ka filluar ky organizim, karvani i SHELL ka vazhduar rrugën në qendrat kryesore të Kosovës, si në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, para se të përmbyllet me dy netët finale në Prishtinë.
SHELL tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të SHELL-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve.