Edhe një rast pozitiv me Covid-19 në veri
14 maj 2020
| 12:30
Në veri të Kosovës, në 24 orët e fundit, një person është infektuar me virusin korona, ka njoftuar Shtabi i Situatave të Emergjencave atje.
I prekuri rishtas nga Covid-19 banon në Leposaviq.
Deri më tani, gjithsej 116 njerëz janë sëmurë me Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 96 janë shëruar, raporton “Radio Kontakt Plus”.