Edhe një shkollë e kryeqytetit kyçet në Termokos
27 gusht 2024
| 11:14
Shkolla “Shtjefën Gjeçovi” është bërë pjesë e projektit për një Prishtinë më të pastër dhe më të qëndrueshme, duke u bërë institucioni i 23-të arsimor që lidhet me sistemin e ngrohjes së qytetit.
“Deri tani, kjo shkollë ka shpenzuar mbi 27,000 litra naftë, me një kosto prej rreth 34,000 euro. E nga ky vit e tutje, shkolla jo vetëm që do të kursejë këto shpenzime, por gjithashtu do të eliminojë ndotjen e mjedisit nga përdorimi i naftës. Termokos-i po e transformon Prishtinën në një qytet më të gjelbër dhe pastër!”, ka bërë me dije kryetari Rama.