Edhe një shkollë e re do të fillojë të ndërtohet në Dobërdelan të Suharekës
Pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re në Vraniq të Suharekës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Heset Sahiti, zëvendësministrin e Administratës Publike, Sami Hajdaraj dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, kanë vënë sot edhe gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “28 Nëntori” në Dobërdelan të kësaj komune.
“Kosova po ia kthen një borxh të madh Dobërdelanit dhe Suharekës. Në kohët më të vështira, nuk ka atdhetar që nuk ka lëvizur nëpër këtë fshat dhe këto familje çdo herë i kanë pasur dyert e hapura”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj, duke theksuar se kjo shkollë është një investim mbi 500 mijë euro nga Ministria e Arsimit dhe do t’i plotësojë nevojat e nxënësve.
Edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj ka uruar fshatin për shkollën e re dhe ka falënderuar zëvendëskryeministrin Limaj dhe Ministrinë e Arsimit për këtë investim.
/Epoka e re/