Edhe një tërmet pas mesnate në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
23 shtator 2019
| 08:36
Një tërmet tjetër është regjistruar pas mesnatës në Shqipëri. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në detin Adriatik.
Mbrëmë një tërmet është regjistruar në orën 21:55. Magnituta ka qenë 2.6 dhe thellësia 24 km. Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27, në detin Adriatik. Magnituta ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km.
Bazuar edhe në raportimet e IGJEUM, nuk janë regjistruar lëkundje të tjera toke mëngjesin e sotëm.