Edhe një tjetër largim Drita
Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita ka ndarë rrugët edhe me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Ilir Blakçori.
Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi Blakçori, i cili falënderoj klubin gjilanas për bashkëpunimin që kishin dhe tifozët “Intelektualët” për përkrahjen si dhe futbollistët.
“Sot kam arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me skuadrën e FC Dritës. Faleminderit qytetit tim të dytë, tifozëve ‘Intelektualët’, kryesisë së klubit, stafit si dhe bashkëlojtarëve të deritanishëm. Dritës i dëshiroj shumë suksese në sezonin e ri. Faleminderit!”, ka shkruar Blakçori në “Faceboook”. Dje largimin nga skuadra e Dritës e konfirmoi edhe mesfushori Hamdi Namani, kurse pritet të ketë edhe largime të tjera në ditët e ardhshme.
/Veton ZYMBERI/